Moti në vend do të jetë me vranësira mesatare deri në të konsiderueshme. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës duke filluar nga jugperëndimi do të ketë reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, në pjesën e epërme të Luginës së Vardarit veriore, ndërsa në pjesët jugore erë lindore dhe juglindore,
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 3 deri në 4 gradë celsius, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 11 deri në 17 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare deri në të përforcuar me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 1 gradë celsius, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 15 gardë.
Nën ndikimin e masës së lagësht të ajrit prej nesër nga fundi i ditës dhe në ditët në vijim vijon periudhë e motit më të vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Më vranët dhe më shumë reshje do të jetë dita e shtunë dhe e hënë, kur në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima.