Shkup, 20 mars – Përfaqësuesja e Maqedonisë të hënën i filloi përgatitjet për dy ndeshjet miqësore kundër Finlandës dhe Azerbajxhanit, të cilat do të zhvillohen në Antalia të Turqisë. Ndryshe, një pjesë e madhe e reprezentuesve i janë vënë në dispozicion seleksionuesit Igor Angellovski, derisa në mesin e tyre është edhe reprezentuesi shqiptar dhe futbollisti i Levantes, Enis Bardhi. Për faqen zyrtare të Federatës Futbollistike të Maqedonisë, Bardhi tha se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme, dhe të cilat shërbejnë si përgatitje për Ligën e Kombeve. “Jam i nderuar që jam pjesë e kësaj përfaqësuese, pjesë e këtij grupi të lojtarëve, vërtet është ndjenja e mirë që të jesh pjesë e tyre, bashkë me futbollist të mëdhenj si Pandev, Nestorovski, Ademi dhe Trajkovski”, shprehet për faqen e FFM-së Bardhi, transmeton gazeta KOHA. “Përshtypjet e para janë të shkëlqyera, por ne jemi këtu për tu përgatitjet për punën tonë më të rëndësishme këtë vit, dhe ato janë ndeshjet të cilat mund të na sjell plasman në Kampionatin Evropian. Duhet të jemi në nivel të lartë, pasojnë dy ndeshje kontrolluese, por për neve nuk janë të thjeshta këto duele, por mënyrë se si të përgatitemi sa më mirë dhe taktikisht e teknikisht për ndeshjet e rëndësishme të cilat pasojnë. Do të japim më të mirën nga vetja që kjo përfaqësuese të përparon. Jemi përfaqësuese shumë e mirë, duhet të përgatitemi dhe psikologjikisht për sfidën të cilën e mban Liga e Kombeve, ndërsa ndeshjet kundër Finlandës dhe Azerbajxhanit do të na shërbejnë që ta përmirësojmë edhe atë moment”, deklaroi Bardhi. Cekim, ndeshjen kundër Finlandës, Maqedonia do ta zhvillojë më 23 mars në ora 17.00 në arenën “Gloria”, ndërsa përballjen me Azerbajxhanin katër ditë më vonë në arenën “Mardan” gjithashtu në ora 17.00.