Shkup, 15 mars – Republika e Maqedonisë dhe Republika Popullore e Kinës do të nënshkruajnë Marrëveshje për heqje të ndërsjellë të vizave për shtetasit e dy vendeve.
Propozimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për nënshkrimin e Marrëveshjes mes qeverive të dy vendeve, është miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë.
Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në seancë është pranuar edhe propozimi për ngrije të procedurës për zhvillim të bisedimeve për nënshkrim të marrëveshjes për heqje të njëanshme të përkohshme të vizave për qëndrim afatshkurtër për shtetasit e Republikës së Ukrainës, Federatës Ruse, Azerbajxhanit dhe Kazakistanit.