Do të formohet Fond për turizëm për ndihmë të sektorit pasi të përfundojë kriza me koronavirusin

17

Shkup, 8 prill – Shteti  ditëve në vijim do të formojë Fond për turizëm i cili do të punojë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe do të ketë mbi dy milionë euro në dispozicion që t’u del në ndihmë hotelierëve dhe Agjencive turistike për tejkalimin e problemeve që i shkakton koronavirusi në këtë sektor, ka paralajmëruar sonte ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Kjo, siç tha në emisionin Top- tema në TV Telma, do të bëhet përmes subvencionimit të drejtpërdrejtë pasi të përfundojë kriza.

“Kriza do të tejkalohet, ndërsa ne nuk do t’i lëmë të punësuarit në rrugë. Shteti do t’u del në ndihmë. Si  biznesmenë dhe si shtet duhet të punojmë  shumë që të ruajmë vendet e punës në shtet në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo do të jetë mirë për shtetin, por edhe për punëdhënësit ku pasi të përfundojë kriza ata përsëri duhet të punojnë me njerëzit e njëjtë”, ka thënë Bekteshi.

Tashmë, siç shtoi, përcaktuam 5.7 milionë euro për kredi pa interes,  derisa në mënyrë shtesë janë siguruar edhe tetë milionë euro ku së shpejti do të publikohet thirrje publike.

“Veçmë kemi mbi 700 aplikues ku më së shumti janë nga sektori hotelierik për kredi pa interes. Deri tani janë miratuar 1.2 milionë euro që t’u dalim në ndihmë kompanive të cilat janë më të goditura nga kriza. Kjo tregon se kompanitë janë të interesuar për këtë masë”, thekson mes tjerash Bekteshi.

Comments are closed.