Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se do të bëhet përpjekje në Parlament të sigurohet shumicë prej dy të tretave që të mund të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike. “Ne kemi marrëveshje për këtë punë me partnerët e koalicionit. E dini se kjo nuk është e mjaftueshme, na duhet dy të tretat dhe do të përpiqemi në rrugë të debatit në Parlament të sigurojmë dy të tretat. Ky është një mision i vështirë sepse oponentët tonë politikë janë vërtete me qëndrim të kundërt nga ne, por do të përpiqemi përmes rrugës së dialogut nëpër komisionet në Kuvend të përpiqemi. Ky institucion të cilin së bashku me konsensus e formuam meriton ta përfundojë mandatin e saj me konkluzione në pajtim me atë që do të hetojë dhe do ta kompletojë”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas takimit me euroambasadorin Smauel Zhbogar.
U bëri thirrje deputetëve në Parlament të qëndrojnë siç tha, “në linjë të asaj që veçmë njëherë e kemi mbështetur si parti politike, ndërsa kjo është puna për të cilën është krijuar kjo PSP e përfunduar ashtu siç është parashikuar në Ligj”. Zaev tha se për dhjetë ditë do të dihen emrat e zëvendësministrave në Qeveri. “Tashmë kemi biseduar, shpresoj se për dhjetë ditë do të jemi të gatshëm që të dalim para Parlamentit me propozimet për zëvendësministrat. Tashmë bisedohet për zgjidhje ekspertësh njëjtë edhe në tërë institucionet. Posaçërisht jemi të përkushtuar në atë që i quajmë mekanizma për kontroll përmes Qeverisë që të munden me të vërtet të krijojnë kontrolle të tilla serioze siç pata theksuar më herët ta ruajnë Republika e Maqedonisë nga LSDM-ja”, tha Zaev.
Lidhur me rizgjedhjen e gjykatësve, Zaev tha se do t’i ndjekin rekomandimet e Komisionit të Venecias, praktikat evropiane lidhur me këtë problematik. “Besoj se askush publikisht nuk do të thotë se nuk do të zotohet për gjyqësi të pavarur. Në këtë pjesë të gjitha proceset që do t’i lëvizim në pjesën e vendosjen e ndershme të sistemit të pavarur gjyqësor, mendoj në prokurorinë dhe në gjyqësi duhet të bëjmë si hap. Praktika më të dukshme që kanë qenë në Evropë janë shpërbërja me rizgjedhje ku secili gjykatës hynë në procedurë të zgjidhet sërish. Të gjithë gjykatësit e ndershëm nuk duhet aspak të frikëson nga procedura e tillë. Do ta udhëheqin ekspertë dhe assesi politikanë”, tha Zaev.