Shkodran Mustafi shpreson të rikthehet më shpejtë në fushën e gjelbër. Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, i cili u lëndua në ndeshjen e djeshme ndaj Stoke City, ka thënë se do të punojë shumë që të rikthehet sa më parë në fushë, shkruan Gazeta Express. “Asnjëherë nuk ekziston koha e duhur për t’u lënduar, por në këtë kohë të sezonit, është tejet hidhëruese. Mezi prisja që të luaja kundër ish klubit Everton dhe derbit ndaj Manchester Cityt. Do të bëjë gjithçka që të rikthehem sa më shpejt. Në mendjen time ekzistojnë vetëm gjëra pozitive dhe do të kthehem më i fortë se kurrë më parë”, ka shkruar Mustafi në rrjetet sociale.