Do të asfaltohet rruga Galiçnik – Mavrovë, komunikacioni do të ndërpritet çdo ditë nga ora 10 deri në orën 16

54

Shkup, 13 gusht – NP Rrugët e Maqedonisë dega Shkup duke filluar prej nesër do të zbatojë punime ndërtimore në rrugë (asfaltim) të rrugës rajonale P-2238 fshati Galiçnik – Mavrovë.

Nga LAMM informojnë se asfaltimi do të zhvillohet në drejtim nga fshati Galiçnik drejt Mavrovës. Punët do të zhvillohen çdo ditë pune dhe gjatë fundjavave në periudhë prej orës 10.00 – 16.00 kur komunikacioni do të ndërpritet.

Në vendin e punimeve do të vihet sinjalizim i komunikacionit.

Comments are closed.