Shkup, 16 shkurt – Objektet hotelierike dhe bastoret do të kenë kufizim kohor për dhënie të llogarive të ndaluara. Kjo është risi në ndryshimet e ligjit për pagesa të gatshme që është në procedurë kuvendore, ndërsa i paralajmëron ministri i Financave Dragan Tevdovski në intervistë për MIA-n.
“Bëhen disa ndryshime që janë në drejtim të zvogëlimit të evazionit tatimor. Jemi të fokusuar në një pjesë që ka të bëjë me ndalimin e llogarive. Njëra nga zgjidhjet e ligjit është gjatë ndalimit të llogarive të bashkëngjitet edhe llogaria që është e ndaluar. Ndryshim tjetër, bëhet edhe në pjesën e dhënies së llogarive të ndaluara te objektet hotelierike dhe bastoret, te të cilat caktohet kufizimi kohor për dhënien e llogarisë së ndaluar në afat prej 15 minuta nga dhënia e llogarisë fiskale, me qëllim që të pengohen keqpërdorimet”, sqaron ministri në intervistë.
Në të flet edhe për ndryshimet e ligjit për kredi banesore të subvencionuar, me të cilën, siç thekson më e rëndësishme është të zvogëlohen shkallët e interesit dhe se sipas kësaj baze kursimet do të arrijnë rreth 1.300 euro për kredi prej 50.000 euro.
“Shkëlqyeshëm është që në vend kemi shkallë të interesit për kredi banesore që janë nën tre për qind, më saktë në tre vitet e para me ndryshimet e interesit do të jetë 2,9 për qind. Deri tani nuk kemi pasur aq shkallë të ulëta të interesit. Janë përmirësuar kushtet dhe janë zvogëluar shkallët e interesit edhe për vitin e katërt dhe të pestë të kredive banesore. Kjo do të bëjë kursime serioze për qytetarët. Vetëm nga zvogëlimi i shkallës së interesit kursimet do të arrijnë rreth 1.300 euro për kredi prej 50.000 euro”, thotë ministri.
Tevdovski pret shumë shpejtë, me siguri gjatë këtij muaji ose fillimi i muajit të ardhshëm, të sillet ligj, ndërsa qytetarët të cilët ende nuk e kanë zgjidhur çështjen e vendbanimit të munden në në mënyrë shumë më të lehtë dhe më të lirë të bëhen me vendbanime.