Do ta vrasim atë që thërret Allahu Ekber

33

Kryebashkiaku i Venedikut ka deklaruar se kushdo që thërret “Allahu Ekber” në sheshin e famshëm të Shën Markut do të qëllohet për vdekje pas tre hapash. Luigi Brugnaro tha gjithashtu se qyteti italian ishte më i sigurt se Barcelona, ​​ku terroristët vranë 13 persona. Sipas The Times, Brugnaro tha: “Ne mbajmë qëndrimin tonë. Nëse dikush shkon në Sheshin e Shën Markut duke thirrur ‘Allahu Ekbar’, ne do ta qëllojmë. Një vit më parë, thashë pas katër hapave, tani po them pas tre hapave”. Pikat kryesore turistike në Milano, Romë, Bolonjë dhe Torino kanë rritur sigurinë në zonat e këmbësorëve. Megjithëse Italia nuk ka pësuar ndonjë sulm në territorin e saj, ISIS-i ka paralajmëruar disa herë se vendi është në listën e radhës.

Comments are closed.