Vajza e legjendës së futbollit kosovar Fadil Muriqi, Gentiana ka marrë një lajm të jashtëzakonshëm sot. Asaj i është bërë me dije se do ta prezantojë Kosovën në garën më të madhe të fitnesit në Amerikë, raporton Zëri.info, përcjellë gazeta Koha.
Konkretisht, Gentiana do të marrë pjesë në garën e fitnesit të njohur si “2020 CrossFit Games”.
Natyrisht, me këtë sukses së Gentianës është shprehur mjaft i lumtur edhe Fadil Muriqi, i cili në rrjetin social “Facebook” ka shkruar: “Puna jote e palodhshme u shpërblye. Urime bija ime, dëshira jote u realizua”.
Fadil Muriqi njihet si njëri prej legjendave më të mëdha të FC Prishtinës, teksa ishte pjesë e gjeneratës së artë të bardhekaltërve.