Për të pamja e jashtme është diçka e çmueshme, por jo gjithçka. Nëse kjo bukuri nuk justifikohet me zgjuarsi ajo merr fund në momentin që dështon në mundësinë e parë që të është ofruar. Aninna Nina, “Miss Eco Kosova 2020”, por edhe përfaqësuese e këtij shteti në “Miss Eco International”, në intervistën e mëposhtme na rrëfen se çdo të thotë të jesh e bukur, por edhe e suksesshme në botën e madhe të spektakleve dhe pasarelave. Lajmi i bukur që vjen prej saj dhe që e ndan me lexuesit e gazetës KOHA është ai i të qenurit zyrtarisht finaliste në Miss Europe Continental Kosova 2021. Bukuroshja zotohet të mbroj ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe të ketë një prezencë plot hijeshi në skenë
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ku po jeton aktualisht Aninna?
Unë kam tashmë disa vite që jetoj në Zvicër, edhe pse unë udhëtojnë shumë shpesh nëpër vendet evropiane. Momentalisht ndodhem në Lucern të Zvicrës dhë jam duke punuar për një projekt shumë të rëndësishëm për mua dhe në veçanti për shtetin e Kosovës (të cilin do ta shihni së shpejti). Unë mund të them se puna dhe jeta ime është e lidhur ngushtë me Zvicrën.
KOHA: Në cilin vend do të jetoje po të mos sforcoheshe nga disa detyrime profesionale?
Është fakt që nuk mund ta mohojë se në vendlindjen time ndjehem e lumtur pranë familjes dhë miqëve, por në botë ka shumë vende të mahnitshme për të jetuar, Zvicra është një prej tyre.
KOHA: Çfarë do të thotë të jesh e bukur për Aninnën?
Çdo gjë e bukur në botë çmohet dhe ka peshën e vet, por ka shumë elementë që e bëjnë njeriun të bukur dhe nuk do të thosha që mjafton vetëm bukuria e jashtme për ta identifikuar dikë si të bukur.
Koja: Si e ka menaxhuar Aninna bukurinë e saj?
Primare për mua është që të reflektoj bukurinë time shpirtërore tek njerëzit. Kur triumfon bukuria shpirtërore, kurora është bukuria e jashtme.
KOHA: Thuhet që femrat e bukura nuk kanë ndonjë nivel të theksuar inteligjence. Nëse nuk e mbështet këtë teori, si e kundërshton ti atë?
Kjo është një pyetje provokuese dhe nënçmuese për gratë në përgjithësi. E dimë që gratë janë të barabarta ose superiore me burrat në të gjitha nivelet. Unë mendoj që inteligjenca e një femre nuk mund të vlerësohet nga pamja e jashtme fizike, por nga veprimet dhe suksesi i sajë.
KOHA: Sa te ka ndihmuar titulli “Miss Eco Kosova 2020” që të hysh në botën e madhe të eventeve të mëpasshme?
Nuk e di nëse diçka ka ndikuar më shumë tek unë titulli Miss Eco Kosova 2020, sepse që të hysh në botën e madhe të eventeve duhet edhe më shumë përkushtim dhë punën, dhe çdo arritje është falë punës së ekipit tim dhe vullnetit tim personal.
KOHA: Po “Miss Eco International” çfarë dyersh te hapi më tutje?
Duke pasur parasysh që arti është shumë i rëndësishëm për një vend, në këtë rast mund të them që është kënaqësi të hapësh dy dyer në të njëjtën kohë, si për vendin tënd, ashtu edhe për vetveten…
KOHA: Më trego të gjithë eksperiencën tënde në Egjipt?
Ishte një eksperiencë shumë e bukur edhe se kishte shumë lodhje, stres dhe detyrime, kjo eksperiencë do të mbetet në kujtesën time për një kohë të gjatë. Kam bërë miq në të gjithë botën ku dhe kemi kontakte të rregullta dhe një ditë do të vizitojmë Kosovën dhe Shqipërinë një grup vajzash.
KOHA: Mendoni se këto arritje janë çështje fati, apo çështje pune dhe vullneti?
Unë nuk besoj se këto arritje janë çështje fati sepse pa punë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm asgjë nuk mund të arrihet.
KOHA: Gërshetimi i të trejave sjell sukses. Pse?
Po, sepse duhet të kesh një mbështetje të jashtëzakonshme nga ekipi juaj që të arrije të depërtosh, gjithashtu duhet të kesh shumë vullnet personal për të mos e dëshpëruar ekipin tuaj dhw që ta mbash atë që arrin. Të dy së bashku janë si një zinxhirë që nuk mund pa njëri-tjetrin.
KOHA: Sa e rëndësishme është për Aninnë bota e modës?
Po bota e modës për mua është shumëçka, por jo gjithqka, botën e modës e konsideroj një kënaqësi personale dhe si rrugë që e zgjodha për të arritur synimi jetësore.
KOHA: Çdo të thotë për Aninnën të kesh konkurrencë?
Konkurrenca është vullnet i mirë për punë, nëse nuk do të kishte konkurrencë, nuk do të kishte rezultate të mirë.
KOHA: Sa i trembesh asaj?
Aspak. Vetëbesimi është një prej gjërave më të rëndësishme për një femër. Kur e ke vetëbesimin nuk i trembesh asnjëherë konkurrencës.
KOHA: Çfarë nuk do të falje kurrë?
Tradhtinë nga njerëzit e besueshëm.
KOHA: Cili është komplimenti më i këndshëm që te kanë bërë?
Po ka plot komplimente, por njërin prej tyre e adhuroj me shume (dielli), sepse vjen nga një person që në sytë e tij jam një rreze dielli.
KOHA: A është e dashuruar Aninna?
Po, shume madje unë mendoj se dashuria na jep fuqinë më të madhe që të jam edhe më e bukur çdo ditë.
KOHA: Ç’është jeta pa dashuri, sipas Aninnës?
Nuk mund ta imagjinoj jetën pa dashuri. dashuria është një ndjenjë shpirtërore dhe Vullneti më i madh në jetën time, dashuria e madhe që ndjej për më jep forcë për të luftuar dhe për të përballuar çdo sfidë që më ofron jeta, për të arritur kështu diçka me vlerë. Unë mendoj që nuk ka jetë pa dashuri.
KOHA: Po pa të dashurin e zemrës në krah?
Shumë e vështirë për ta menduar e jo më për ta përballuar.
KOHA: Sa e shqetësojnë thashethemet Aninnën?
Thashethemet krijohen vetëm ndaj njerëzve të suksesshëm , si një lloj xhelozie, dhe të them të drejtën nuk merrem shumë më ketë pjesë.