Majin e kaluar Bufon i dha fund aventurës së tij shumëvjeçare tek Juventusi. U tha se ai do të linte futbollin, por vendosi ndryshe dhe u bashkua tek kampionet e Francës, PSG.
Në këtë mënyrë ai humbi shansin e madh të luante me Ronaldon në të njëjtën skuadër. 40-vjeçari vitet e fundit si kundërshtar i yllit portugez pësoi shumë gola me fanellën e Juventusit, në ndeshjet kundër Realit.
Bardhezinjtë ishin viktima e preferuar e portugezit, ku sa herë ndesheshin shënonte. Por, në fjalët e gardianit italian ka disa nota pendese.
Në një intervistë për median “Esporte Interativo”, Bufon ka thënë: “Po, do të më pëlqente të luaja me Kristiano Ronaldon, gjithashtu, por duhet të them se një nga arsyet pse nuk mund të ndodhë kjo është PSG-ja. Kalova te ky klub, sepse në fakt ka objektiva të rëndësishëm.
Në Paris luaj me dy yje të tjerë, Nejmar dhe Mbape. Këto janë dy arsye të rëndësishme pse bëra këtë zgjedhje”. Ai nuk e lë të kuptohet këtë gjë, por të nënkuptohet që zemra e tij rreh bardhezi.