Shkup, 21 shtator – Unë nuk kam rezerva sa i takon qëllimit të shumicës parlamentare. Numerikisht është aq sa është, por nëse nuk demonstron guximshëm implementim të reformave dhe nëse ne qëndrojmë fortë para premtimeve para miqve tanë ndërkombëtarë, e pranuam ne ose jo, kjo Qeveri dhe ky shtet do të jetë në këmbë në saje të mbështetjes së ndërkombëtarëve. Kështu ka thënë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M. “Unë nuk kam rezerva sa i takon qëllimit të shumicës parlamentare. Numerikisht është aq sa është, numrat tregojnë shumicë të brishtë, por nëse nuk demonstron guximshëm implementim të reformave dhe nëse ne qëndrojmë fortë para premtimeve para miqve tanë ndërkombëtarë, e pranuam ne ose jo, kjo Qeveri dhe ky shtet do të jetë në këmbë në saje të mbështetjes së ndërkombëtarëve. Por, nëse ne zhgënjejmë aleatët tanë që nga gjyqësori e deri te decentralizimi i mirëfilltë do të hasim në probleme të theksuara. Por, ne mund të tejkalojmë guximshëm reformat, edhe pse ato janë të dhimbshme ndonjëherë. Maqedonia megjithatë nuk nis nga pika 0 e reformave, por ajo nuk arriti aty çka është pritur nga ne! Ju mund të thoni se edhe BDI ka faj se ishte pjesë e pushtetit. Por, po të merrni të krahasoni Programet qeverisëse, shihet qartë se Programi ynë BDI ka qenë mjaft domethënës dhe për qytetarët. Aty shihen dallime të mëdha si në ndarjen e mjeteve e deri te decentralizimi fiskal e deri te sundimi i së drejtës. BDI për aq vite sa kemi qeveris me VMRO-në, në vazhdimësi kemi kërkuar atë që kishim pjesë të Qeverisë”, është shprehur Ahmeti.