Nga Qerim LITA
Xhelal Staravecka, njëri ndër drejtuesit më të lartë të FNÇSH-ës, i cili u largua nga radhët e sajë, në momentin kur Enver Hoxha, me direktivë të Mugoshës, Popoviqit dhe Tempos e hodhi poshtë Marrëveshjen e arritur në Mukje në gusht të vitit 1943 ndërmjet FNÇSH-ës dhe Ballit Kombëtar. Me atë rast ai shkroi traktin e guximshëm dhe atdhetar, përmbajtja e të cilit ishte për sa më poshtë vijon:
“Shokë, a e dini pse u shkel uniteti i kongresit në Mukje. Ja pse: në atë kongres qe shpallur parulla e Shqipërisë etnike në të cilën kuptohet se përfshihet edhe Kosova. Mirëpo, Dushani (Mugosha) dhe Milladini (Popoviqi), banorë të Kosovës dhe Metohisë, nuk e përballojnë që Kosova të shkëputet nga Jugosllavia. Për këtë arsye është ndërprerë uniteti i arritur në Mukje. Kur arriti korrieri dhe e solli proklamatën e arritur në Mukje, isha së bashku me shokët e Komitetit Qendror, në mesin e të cilëve ishte edhe Milladini. Proklamatën e hapëm dhe e lexuam… Fytyra e Milladinit për një çast iu ndryshua dhe tha: Ky bashkim nuk mund të pranohet. Ne tash përforcohemi gjithnjë e më shumë dhe do të fillojmë ti godasim me sëpatë, e jo të bëjmë bashkim me qentë…Do i godasim me sëpatë në kokë dhe do u thomi: Ja Shqipëria etnike!?…”. (koha.mk)