Robotët mund të rrezikojnë punë të mëdha në të ardhmen pasi shkencëtarët krijojnë çdo ditë versione të ndryshme të tyre. Këtë herë, Zume Pizza e themeluar në 2015 përdor inteligjencën e robotëve për të krijuar pica me shpejtësi. Ato funksionojnë me makineri për të shtypur brumin, për të hedhur salcën dhe produktet e tjera. Mediat e huaja kanë arritur të zbulojnë rreth këtyre teknikave, që mund të pushtojnë shumë shpejt tregun duke lënë pas të gjithë punëtorët e picave. Akoma nuk është aprovuar që këta robotë të dalin në treg, por nëse shija e picës që bëjnë është aq e mirë sa teknika mund të shohim një zëvendësim.