Kroacia ka siguruar tashmë një biletë për në çerekfinale të kampionatit Botëror që po zhvillohet në Rusi. Pikërisht ballkanasit e Zlatko Daliç do të përballen me organizatorët e këtij kompeticioni. Ndërkohë, nëse do të ndodh që Kroacia të shpallet kampione e këtij evenimenti botëror, atëherë do të jemi dëshmitarë të një veprimi të çmendur të një futbollisti kroat. Pasi Mateo Beusan premtoi të rruajë mustaqet nëse Kroacia bëhet kampion botëror, Dejan Lovren ka zbuluar se çfarë do të bënte nëse ndodh të jenë triumfues. “Unë do të ecja lakuriq si një mbret”, me këto fjalë i është përgjigjur mbrojtësi i Liverpool një fansi që e pyeti se si do ta festonte titullin e kampionit. Më parë, 29-vjeçarin e kemi parë pas triumfeve të rëndësishme teksa zhvishet vetëm në të brendshme.