Ëndërra e Messit mbetet fitimi i Kampionatit Botëror. Një trofe kolektiv që do ta bënte “yllin” argjentinas “të pavdekshëm”, ndërsa vetë sulmuesi bën një premtim: “Do të eci më këmbë nga shtëpia deri në Santuario della Vergine di San Nicolas, nëse fitojmë Botërorin në Rusi”. Distanca në fakt, është 50 kilometra.
Këtë premtim, Messi e ka bërë në një intervistë për “TyC Sport”. “Kemi luajtur në tre finale (një Botëror dhe dy Kupa të Amerikës) dhe të paktën njërën prej tyre, e meritonim ta fitonim. Por, ky është futbolli.
Vuajtëm shumë për të arritur në ‘Rusi 2018’ dhe mund të mbeteshim jashtë. Duhet të përqendrohemi që tani te Botërori, sepse koha kalon shpejt dhe Argjenina duhet të provojë sërish të fitojë këtë trofe të rëndësishëm”, deklaroi sulmuesi i Barcelonës, Leo Messi.