Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka bërë të ditura rezultatet e para të zgjedhjeve. Bazuar në 748 vendvotime të Kosovës rezultatet janë këto: Koalicioni PAN ka 36.9% të votave, LAA ka 26.2% ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka 24.7%, Lista Srbska 8.7%, njofton Klan Kosova.
Këtu nuk përfshihen votat me kusht, procesi ende vazhdon, rezultatet më lartë janë vetëm 30%. Kryeziu ju bëri thirrje të gjitha partive politike të përmbahen nga festimet e tyre, dhe t’i presin rezultatet zyrtare. “Apelojmë tek partitë politike për të mos shtruar presion tek vëzhguesit dhe komisionerët për këto rezultate të zgjedhjeve deri në përmbylljen e të gjitha numërimeve”.