Shkup, 26 nëntor – Një ekip prej 41 personave, 35 prej të cilëve pjesëtarë të Forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim të specializuara për shpëtim nga rrënojat, dy drejtues me qen nga MPB-ja për kërkim në terren dhe katër persona nga Kryqi i Kuq i RMV janë dërguar në Shqipëri për shkak të përballjes me pasojat nga tërmeti fuqishëm, i cili e goditi këtë mëngjes vendin.
Ekipi koordinohet nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, e cila siç kumtoi i ndërmori të gjitha përgatitjet e nevojshme organizuese për dërgim të ndihmës për popullatën e pësuar.
Përveç ekipit, DMSH dërgoi edhe 11 automjete me pajisje të specializuar për shpëtim dhe pastrimit të terrenit.
Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Adnan Xhaferovski shprehu ngushëllime për viktimat nga tërmeti në Shqipëri.
Ai, siç theksohet në kumtesën e Drejtorisë, gjatë gjithë ditës ka qenë në kontakt me të gjitha institucionet relevantë që janë ofruar për ndihmë.
Në tërmetin e fuqishëm që këtë mëngjes e goditi Shqipërinë e të paktën 20 viktimave, nga të cilët dy fëmijë.(koha.mk_