Tenisti serb Novak Djokovic është finalisti i parë i grand slam-it të Wimbledon për meshkuj, ku do të synojë të mbrojë titullin kampion të tuar vjet. Numri 1 në botë ka mposhtur 3-1 në gjysmënale spanjollin Roberto Bautista-Agut (6-2, 4-6, 6-3, 6-2), turneu më i rëndësishëm i fushave me bar.
2011 🏆
2014 🏆
2015 🏆
2018 🏆
2019 ❓#Wimbledon | @DjokerNole pic.twitter.com/gmo8ghfeQg
— Wimbledon (@Wimbledon) July 12, 2019
Një ndeshje që nisi mirë për serbin, që dominoi në fushë në setin e parë, por shpejt spanjolli rikuperon dhe vendos ekuilibrat pas setit të dytë. Gjithsesi, Djokovic tregon se është një kampion dhe në dy setet e tjera merr sërish komandën e lojës, duke fituar me meritë.
Spanjolli Bautista-Agut për herë të parë në karrierën e tij kualikohej në gjysmënalen e një grand slam-i, por pa mundur të bëjë hapin e madh. Ai tentoi, por pa sukses. Serbi kualikohet në finale, ku do të përballet me tuesin e sfidës me Rafael Nadal dhe Roger Federer.