Nole dhe Federer vazhdojnë tutje për tu bashkuar me Rafa Nadalin. Dy ikonat botërore fituan përballjet me kundërshtarët. Tek femrat vetëm Sharapova hasi në probleme ndryshe nga Garcia
Në raundin e parë të US Open, tenistët favoritë vazhdojnë të triumfojnë. Novak Djokovic dhe Roger Federer kanë vazhduar tutje duke iu bashkangjitur Rafael Nadalit. Tenisti serb ka korrur fitore ndaj hungarezit Fucsovics 3:1, në përballjen e cila zgjati 3 orë. Raundin e dytë Djokovic do të ketë si kundërshtar amerikanin Sandgren. Në anën tjetër Federer e kaloi lehtë testin kundër japonezit Nishioka me rezultat të përgjithshëm 3:0. Zvicerani ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë kundër francezit Paire, i cili ndodhet në vendin e 56 në botë. Ndeshje jo të vështirë kishte edhe Alex Zverev. Ky i fundi e shkatërroi Peter Polanskyn në 3:0 për 1 orë e 37 minuta. Tek femrat ndeshje të komplikuar kishte rusja Maria Sharapova kundër tenistes zvicerane Schnyder. Seti i parë u mbyll me rezultat 6:2, seti i dytë vazhdoi në “tiebreak” ku në fund triumfuese doli përsëri Sharapova. Në raundin e dytë përballjen do ta ketë me rumunen Cirstea. Caroline Garcia humbi vetëm 4 lojë përballë britanikes Konta. Dominim total për Garcian e cila e mbylli takimin për 1 orë e 17 minuta. Gjithçka që pritet nga tenisi janë emocionet nga turneu amerikan “Grand Slam” i fundit për vitin 2018.