Djibouti është njëra ndër vendet më të vogla afrikane, por ka kohë që banorët e tij po thurin ëndrra të mëdha. Me ndihmën e Kinës ata mendojnë të ndërtojnë një parajsë siç është Singapuri ose vendet e gjirit. Vendi i vogël në lindje të Afrikës është bërë partner strategjik i Kinës, ku Pekingu ka ndërtuar bazë ushtarake dhe port. Aktualisht është përshpejtuar puna për ndërtimin e zonë së tregtisë së lirë, që do të jetë edhe porta hyrëse e Kinës në kontinent. Siç shkruan e përditshmja gjermane “Spiegel”, njerëzit në Djibouti pretendojnë jetë më të mirë dhe rol më të madh në botë, e cila po ndryshon.
Por, Djibouti nuk është se mund të lavdërohet me burime natyrore siç kanë vendet e botës arabe. Deri para dy gjeneratave, njerëzit e këtij vendi kanë jetuar si nomadë, e dhitë dhe devetë edhe sot mund të shihen se si lëvizin lirshëm nëpër qytet.
VENDNDODHJA. Ajo që ka Djibouti është vendndodhja, sepse para bregdetit të këtij vendi kalon njëra ndër linjat tregtare më të mëdha në botë. Me dhjetëra anije cisternë që transportojnë gaz dhe anije me kontejner, kalojnë çdo ditë këtu para se të futen në Detin e Kuq, i cili me kanalin e Suezit është i lidhur me portet evropiane. Pikërisht kjo është arsyeja pse menaxherët, bankierët dhe inxhinierët kinez janë prezent në bregun lindor të Afrikës, e prej para pak kohësh edhe ushtarët.
Edhe pse nuk janë të parët që këtu kanë ndërtuar bazë ushtarake, plani kinez është afatgjatë, sepse Djibouti është edhe hyrja në Afrikë, shkruan “Spiegel”. Ata që kanë ardhur më parë kanë ngelur deri më sot kryesisht me ushtri, ndër të cilat SHBA, Japonia, Italia dhe Franca. Spanja dhe Gjermania gjithashtu kanë ushtarët e tyre që janë vendosur në bazën franceze.
KONFLIKTET FISNORE. Në Djibouti jetojnë rreth një milionë njerëz dhe vijnë nga kultura të ndryshme. Flasin gjuhën arabe ose njërën nga gjuhën e vendeve përreth, Somalisë dhe Etiopisë. Dy grupet e mëdha janë një konflikt të gjatë në mes vete, Afari nga veriu dhe Isai nga jugu, por që situatë është qetësuar paksa, nga fundi i luftës qytetare të vitit 1994.