Kur bombat ranë në Aleppo, civilët ishin më të pambrojturit e këtij vendi. Në një vend ku shërbimet publike nuk funksiononin më, këta vullnetarë pa emër vunë jetërat e tyre në rrezik për të ndihmuar të gjithë në nevojë – pa dallim feje apo kahje politike. Të njohur si “White Helmets” apo “Helmetat e Bardha”, ata kanë shpëtuar shumë jetëra në vendin më të rrezikshëm në botë. “Helmetat e Bardha” kanë shpëtuar mbi 75.000 jetë dhe numri është duke u rritur çdo ditë e më shumë. Thjeshtë, këta djem po bëjnë punën e qeverive të të gjithë botës. Në videon e mëposhtme mund të dëgjoni rrëfimin prekës të vullnetarit, Khaled Farad, i cili tregon për shpëtimin e një bebe.