Ylli argjentinas, Lionel Messi, ka thyer rekordin e tij të vjetër dhe ka shënuar një rekord të ri për sa i përket çmimit ‘Këpuca e Artë’, transmeton Gazeta Metro, përcjellë gazeta Koha. ‘Këpuca e Artë’ është çmim që çdo vit i ndahet futbollistit me më së shumti gola nga top ligat europiane. Sot(e mërkure) këtë çmim e fitoi Lionel Messi për herën e tretë radhazi.
Sulmuesi i Barcelonës arriti që gjatë sezonin 2018/19 të shënoi 51 gola nga 50 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat. Për kapitenin argjentinas është kjo ‘Këpuca e Artë’ e gjashtë e fituara në karrierën e tij, duke u bërë edhe futbollisti që e ka fituar më së shumti në histori këtë çmim. 32 vjeçari doli së bashku me dy djemtë e tij, Thiagon dhe Matteon, që të marrë këtë çmim. Këtu u krijua edhe një situatë qesharake, ku djali i vogël i Messit reagoi i ‘nervozuar’ ndaj vëllait të tij të madh.
https://www.marca.com/futbol/barcelona/2019/10/16/5da70ff846163f83328b4590.html