Në Vushtrri një grua ka raportuar në Polici se është ushtruar dhunë fizike ndaj saj nga dy djemtë e saj të dehur.
“Të dyshuarit janë arrestuar. Viktima së bashku me vajzë e saj tetë vjeçare është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.