Djema, Tu Thoni Të Dashurave Qe Duken Bukur Kur Ato Nuk Duken Nuk Është Gjë E Mire.
Disa Meshkuj E Bejnë Sepse Thjesht Nuk Mund Të Thonë Qe Grija Nuk Shkon Me Ngjyrën E Floririt. Disa Të Tjerë E Bejnë Sepse Nuk Duan Qe Të Presin Kur Të Dashurat E Tyre Kerkon Edhe 5 Minuta.
Mund të të fal për të parën por nëqoftëse ti i thua qe duket bukur thjesht sepse nuk do të humbasësh taksinë atëherë duhet të ndalosh.
Kur i thua të dashurës qe është e bukur kur ajo nuk është, është shumë egoiste nga ana jote.
Nuk po them qe ta komplimentosh për peshën ose trupin e saj. As nuk po them qe ke të drejtën të ndryshosh të dashurën tënde. Thjesht po them qe kur mendon qe veshja e saj ose make up-i nuk i shkon, thuaja!
Pavarësisht nëse kremi i saj pudër nuk përshtatet me lëkurën e saj ose thjesht fustani nuk i shkon ose është pak i vogël, është më e sjellshme ti thuash të vërtetën kur të pyet nëqoftëse është mire.
Sepse nëse të pyet me merak, me shumë mundësi ndihet e pasigurtë. Nje gënjeshtër nuk do e bëjë të ndihet më mirë kur të fillojnë të shfaqen fotot në të cilat e kanë etiketuar.
E kuptoj, nuk do ta lëndosh.
Kam pasur disa raste ku ë dashuri im më ka thënë qe dukesha për mrekulli edhe pse thellë brënda vetes e dija që nuk dukesha mirë. Por gjithashtu e di që e lë veten pas dore edhe kur nuk duhet, kështu qe besova gjykimin e tij dhe jo timin.
Në më shume se disa raste ka pasur gjykimin e saktë, dukesha bukur.
Ama një ditë dola nga shtëpia me nje palë kominoshe të gjëra pasi më tha që më shkonin. Kur pashë fotot e vetes time dhe i urreva , pranoi që në të vertetë nuk më shkonin, ai thjesht nuk donte të më lëndonte.
Kjo e bëri situatën 10 herë më keq.
Ai po priste qe të më thoshte qe nuk dukesha mire kur ta kishte pak më të lehtë, kur të mos kisha veshur atë veshjen qe nuk më shkonte pasi sipas atijt do ishte më e thjeshtë.
Duke gënjyer te dashurën tuaj për sa I përket pamjes së saj thjesht do ndikoj për keq tek ajo. Nuk do ju besoj kur më të vërtetë të duket mire dhe do shqetësohet më shumë rreth mënyrës sesi duket kur të jetë me ju.
Edhe pse mendoni se nuk do kapeni për këtë rrenë të vogël, gaboheni.
Vajzat i thonë njëra-tjetrës gjithcka. Është shumë e mundur që e dashura juaj do flasi rreth pamjes së saj me shoqet dhe shoqet nuk gënjejnë. E dinë që është më mire të jenë të sinqerta kur nje fustan nuk u shkon sesa të shikojnë shoqen e tyre të duket e parehatshme në një mbrëmje.
Shoqet duan më të mirën për njëra-tjetrën. Edhe ju duhet të bëni të njejtën gjë.
Duhet të doni qe tja tregoni gjithë botës të dashurën tuaj. Duhet të doni ta shihni ne formën e saj më të mire. Sepse kur duket mire, ndihet mire.
Përfundimi është që gënjeshtrat kanë tendencën të fillojnë si të vogla. Sa më shumë ta zbulojë partneri juaj që e gënjeni aq më pak do ju besojë.
Dhe nuk do donit të thyenit besimin në një lidhje thjesht sepse i thatë që një palë xhinse që nuk i shkojnë që duken perfekte, apo jo ?
Djema, thjesht jini të sinqertë me partnerin tuaj nëqoftëse mendoni qe veshja e saj nuk i përshtatet. Sigurisht do ketë herë që nuk do ju pëlqejë ajo që ka veshur por kur e shihni qe ajo është e pasigurtë mos u mundoni t’ia jepni atë siguri në mënyre false.
Thuaji qe duket më bukur me një veshje tjetër. Mund të jetë pak stresuese por do ju falenderoj kur t’i rritet besimi ngaqe u duk e mrrekullueshme me nje veshje ndryshe.