Një person ka vdekur në Prishtinë, pasi është alivanosur. Këtë Policia e Kosovës e ka konstatuar si vdekje të dyshimtë dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i personit është dërguar për obduksion.
“Sheshi-Nëna Terezë, Prishtinë, më 17.02.2018-17:46. Viktima mashkull K/Shqiptar në rrethana të panjohura pasi është alivanosur ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet ne njoftimin e PK-se./Lajmi.net/