Dje në Shkup kanë ndodhur 9 aksidente

Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta në nëntë aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në rrethinën e Qytetit të Shkupit. Në pesë nga aksidentet është regjistruar vetëm dëm material.

Sipas raportit policor të SPB të Shkupit, 23 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 22 janë përjashtuar nga komunikacioni, ku 17 nga ato para së të pajisen me të drejtëjn e drejtimit të automjetit dhe pesë shoferë fillestarë.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 16 shoferë, ku dy automjete nuk kanë qenë teknikisht të rregullt dhe 14 të parregjistruara.

Në mënyrë jo të rregullt janë parkuar 92 automjete, ndërsa Shërbimi i karrotrecit kanë ngritur 78 automjete.

Policia ka sanksionuar edhe nëntë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, një për rreshtim të parregullt dhe shtatë shoferë për mosdhënie të drejtën e kalimit të automjetit në zonën e udhëkryqit.