Shkup, 12 shkurt – Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup janë sanksionuar 73 shoferë për ngasje të shpejtë, dy kanë qenë nën ndikim të alkoolit, 13 para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit, si dhe një shofer fillestar, tregojnë të dhënat nga buletin i i SPB Shkup.
Gjatë 24 orëve tl fundit në Shkup kanë ndodhur gjithsej katër aksidente, prej të cilave në dy lëndime më të lehta kanë marrë dy persona dhe në dy është shkaktuar dëm material.
Policia rrugore ka lëshuar 100 gjoba për parkim të parregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 78 automjete.
Nga trafiku janë përjashtuar një automjet teknikisht i parregullt dhe 15 automjete të paregjistruara. Në dritë të kuqe kanë kaluar pesë shoferë, një person nuk ka pasur pajisje dimërore në automjet, 30 për mosmbajtje të rripit të sigurimit dhe 33 kanë përdorë celularë.
Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe dy këmbësorë kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe.
Sektori për parandalim sot do të realizojë masë të veçantë edukative në të cilën do të marrin pjesë qytetarë të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësi të shoferit.