Shkup, 18 janar – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara aksionale në fushën e komunikacionit, me ç’rast në territorin e Qytetit të Shkupit janë evidentuar 166 shkelje.
Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve, 29 kanë të bëjnë me drejtimin e automjeteve më shumë se shpejtësia e lejuar, 19 masa për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, tetë sanksione për automjete të paregjistruara dhe me defekte teknike.
Janë shqiptuar tri masa për përdorimin e celularit, shtatë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, katër masa për kalim në sinjal të mbyllur, 54 për parkim jashtë rregullave.