Bryan Ray i ka kushtuar jetën e tij këngëtares së famshme, Britney Spears. Ai ka shpenzuar 80 000 dollarë, në më shumë se 90 operacione që të bëhet njësoj si ajo. Tani të gjithë miqtë e tij e thërrasin ‘Britney’. Fiksimi i tij ndaj pop këngëtares së famshme filloi kur ai ishte vetëm 17 vjeç. “Ajo ishte ylli më i madh në botë, dhe unë thjesht u fiksova shumë pas saj”, ka thënë Ray.