Një djalë nga Bangladeshi, 8-vjeçar, i cili ngadalë po shndërrohej në gur, mrekullisht ka bërë një rikthim, pavarësisht që sëmundja e tij nuk kishte shërim. Mehdi Hassan vuante nga një sëmundje e rrallë e lëkurës, që bënte që lëkura e tij të mbulohej nga shtresa të trasha të lëkurës. Kjo sëmundje i ka kushtuar atij shumë, jo vetëm nga ana shëndetësore, por ka bërë që ai të ketë një jetë të vetmuar dhe nuk mund të bënte asgjë, edhe askush nuk dëshironte të rrinte me të, transmetojnë mediat botërore. Tani pasi ka marrë ilaçet e nevojshme, Mehdi Hassan jo vetëm që mund të luajë me shokët e tij, por gjithashtu mund të ushqehet me duart e veta. Për këtë shërim nëna e tij është shprehur jashtëzakonisht e lumtur, duke falënderuar edhe organizatën që bëri të mundur këtë trajtim ta djalit të saj.