Një adoleshent indian i cili qan me lot gjaku që në moshën 19-vjeçare është etiketuar si “djali stigmata”. Akhilesh Raghuvanshi, 13 vjeç, nga India vuan nga gjakderdhja në çdo pjesë të trupit të tij duke përfshirë veshët, sytë, gojën, këmbët dhe vijën e tij të flokëve, më shumë se dhjetë herë në ditë. Djaloshi ka gjakderdhje nga i gjithë trupi i tij edhe pse nuk ka lëndime në lëkurë. Ai deklaron se nuk ka dhimbje në momentin kur i del gjak nga trupi por i sjell lodhje ekstreme dhe dhimbje koke të tmerrshme.