Shkup, 28 qershor – Një qytetar i Manastirit i moshës 50 vjeçare dje është therrë me thikë nga djali i tij 18-vjeçar gjatë një zënke familjare.
Siç njoftoi MPB-ja, në orën 14:15 është raportuar se në Manastir në bulevardin “1 Maji” gjatë një zënke familjare K.Gj. me thikë ka therrë babain i tij A.Gj. në shpinë. A.Gj. është dërguar në Spitalin Klinik të Manastirit, por për shkak të lëndimeve serioze ai është dërguar në Klinikën Universitare “Nëna Tereza” në Shkup.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi inspektues nga Sektori për Punë të Brendshme Manastir, ndërsa janë ndërmarr masa për zbardhjen e plotë të rastit