Tetovë, 8 qershor – Të enjten në Spitalin klinik të Tetovës, është pranuar personi R.H. 51-vjeç nga fshati Llacë i Komunës së Tetovsë, me lëndime trupore në pjesën e gjoksit të shkaktuara me mjet të fortë, raporton gazeta KOHA. Pas dhënies së ndihmës mjeësore, si rast urgjent është transferuar në Klinikat e Shkupit. Sipas tregimit të bashkëshortes së tij, me të cilën është biseduar diku më vonë pas rastit, lëndimet me thikë i ka shkaktuar djali i tij 18-vjeçar, për shkak të një zënke paraprake verbale. Merren të gjitha masat dhe aktivitetet, për zbardhjen e plotë të rastit. (koha.mk)