Porto-Benfica nuk mund të jetë kurrë një ndeshje normale. As kur luhet mes ekipeve Under 19. Kjo është konfirmuar nga ngjarja e raportuar nga e përditshmja portugeze “A Bola”, në qendër të së cilës ka qenë familja Conceicao.
Ish-lojtari i Inter-it dhe Lazio-s, tani trajneri i Porto-s, ka qenë në stadium për të mbështetur djalin e tij Rodrigo, i cili luan me fanellën e Benfica-s.
Djaloshi, i cili ka shënuar një gol gjatë takimit, është ofenduar vazhdimisht nga tifozët kundërshtarë, të cilët janë të njëjtët që mbështesin babanë e tij çdo të diel.
FT: FC Porto 1 – 2 SL Benfica (U19); #JunioresBenfica
Rodrigo Conceição ⚽️
Tiago Dantas ⚽️
Very important win, Benfica U19 are now top of the league.
— Benfica Youth 2 (@SLBenficaYouth) May 15, 2019
Fatkeqësisht, babai ka humbur arsyen pas fyerjeve të vazhdueshme dhe i është kundërpërgjigjur tifozëve. Edhe pse sherri është shmangur në fund falë ndërhyrjes së policisë që ishte në vend, ky episod ka zënë faqen e parë të së përditshmes më të rëndësishme portugeze.
Trajneri i Porto-s ka shumë mundësi të ndëshkohet për reagimin e tij.