Djali rebel i presidentit

45

Sebastian “Baste” Duterte është djali më i ri i Presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili është kritikuar për vrasjes e përgjakshme të dilerëve dhe abuzuesve të drogës. Përderisa vëllezërit e motrat më të mëdhenj të Baste kanë ndikim në politikat e vendit, ‘delja e zezë’ e shtëpisë ka zgjedhur një rrugë tjetër. Për fillim ai është një sërfist i përkushtuar.

29-vjeçari nuk lë pa postuar nëpër rrjetet sociale fotografi nga vendet që ai viziton, nëpër të cilat ai preferon të merret me surf. Edhe pse nuk dihet shumë për djalin më të vogël të Presidentit të Filipinës, ai duket sikur nuk e gëzon simpatinë e plotë të babait. “Djali im është një horr”, ka thënë Rodrigo Duterte në një ngjarje që promovonte një fushatë taksash qeveritare. Në lidhje me mënyrën e tij të jetesës, ai e kishte quajtur djalin e vogël ‘aventurier’.

Ndër të tjera ai ka shtuar se djali i tij i vogël, nuk është përballur asnjëherë me ‘telashet’ që janë përballur fëmijët tjerë. Presidenti Duterte ka tre fëmijë me gruan e tij të parë: djali Paolo, 41 vjeç, Sara, 38 vjeç dhe Sebastianin. Ai gjithashtu ka edhe një vajzë 13-vjeçare me emrin Veronica – ose Kitty, me partneren e tij aktuale, ish-mbretëreshën e bukurisë, Cielito “Honeylet” Avancena. Analistët politikë thonë se qasja e tij për të qortuar fëmijët në publik, ka të bëjë më shumë me vajzën e tij, të cilën e quan ‘mbretëresha e skandaleve’ dhe për të cilën ka thënë se ishte përdhunuar.

Për më tepër, Presidenti i Filipineve ka theksuar se do të vriste edhe ndonjërin nga fëmijët e tij, nëse ata do të përfshiheshin në biznesin e drogës.

Comments are closed.