Lucas Leiva, pavarësisht se është transferuar te Lazio, ka mbetur shumë i lidhur me Liverpool-in. Braziliani, dhe veçanërisht djali i tij, janë gëzuar shumë për suksesin e “Të Kuqve” në Champions League.
Mjafton të shikosh reagimin e djaloshit në momentin e vërshëllimës së trefishtë: kërcime, vrapim dhe kor, si një tifoz i vërtetë. Një moment ky që Leiva e ka postuar në Instagram me mesazhin: “Ja sa i rëndësishëm është për të Liverpool-i”.
Ka qenë pothuajse i menjëhershëm edhe reagimi i sulmuesit të “Të Kuqve”, Roberto Firmino, i cili ka shkruar: “Të dua djalosh”.