Kampionatet e ndryshme në Europë kanë hyrë në javët e fundit dhe në Itali e në Francë janë konfirmuar Juventusi dhe PSG-ja si kampionët e kampionateve të tyre, ndërkohë që javë pas jave pritet të dalin edhe emra të rinj. Në Rumani, rivaliteti për titullin kampion është i madh duke qenë se Klyzh dhe Steaua Bukuresht po diskutojnë mes tyre titullin.
Klubi nga kryeqyteti që renditet në vendin e dytë, ka humbur mundësinë që të qëndrojë Klzyhit në klasifikim duke e thelluar diferencën me ta. Mbrëmjen e djeshme, Steaua ka hedhur një hap të gabuar në transfertë duke barazuar 1-1 me Vitorul Konstantën, barazim ky që e shkëput Klzyhin në krye me pesë pikë më shumë kur kanë mbetur edhe 4 javë kampionat.
Ka qenë pikërisht futbollisti Ianis Haxhi, djali i George Haxhi ai që ka shënuar pak minuta para fundit duke i dhënë një goditje kryeqytetasve. Haxhi ka përfituar nga një pasim që e ka nxjerrë me portën thuajse të boshatisur e megjithatë ka realizuar një gol të çuditshëm që mund të përfundonte edhe jashtë. Interesant është fakti se në javën e fundit të kampionatit, Steaua do të vihet përballë Klyzhit në shtëpi.