Manchester United po përgatiten t’ia paguajnë Borussia Dortmund-it 117 milionë euro për Jadon Sancho-n, sipas raportimeve të The Independent.
Mësohet se Djajtë e Kuq e kanë bërë tinejxherin anglez cakun numër një për afatin kalimtar të verës.
Trajneri i tyre i ri, Ole Gunnar Solskjaer, po përgatitet që ta “thyejë bankën” e United-it në mënyrë që t’i sigurojë shërbimet e 19 vjeçarit.