Ka vite që bën performanca si kërcimtarë ndërsa këto vitet e fundit ka nisur edhe si Dj. Shqipron Sinani duket se të gjitha i bën me zemër pasi nuk di të ndalet. Edhe përkundër konkurrencës së fuqishme, ai i përballon të gjitha. Në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA, vjen e tregon punën si kërcimtar dhe DJ
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Si ndodhi që muzika u bë pjesë domethënëse e jetës tuaj?
Fillimi im me muzikën ka qenë 2005 me një paraqitje në Francë. Aty ishin pjesëmarrës nga gjithë bota duke parë se hip-hop/breakdance ishte qysh në atë kohë trend shumë edhe u bë që të filloj të ndjek këtë pasion.
KOHA: Ju vetë vini nga ndonjë familje muzikantësh apo nevoja, koha dhe dëshira për muzikën?
Jo nga ana familjare nuk kemi shumë të bëjmë me muzikën por ka qenë një pasion, dëshirë, një ëndërr e imja që u bë realitet.
KOHA: Na tregoni diçka për historinë e karrierës tuaj dhe kush mendoni se një DJ dhe breakdancer si ju, e bën të jetë i vetëdijshëm, se si ka qenë talenti juaj që kur keni filluar të merreni me këtë profesion?
Me formimin e grupit Maadlinkz ka qenë një ndryshim i madh, kur është rritur edhe dëshira me përvetësimin e talentit ndaj vallëzimit për disa vite, e pashë të arsyeshme të filloj edhe si Dj duke shtuar me grupin tim performancat nëpër evente të ndryshme që deri më tani jemi aktiv në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.
KOHA: Keni debutuar në skena të ndryshme çfarë iu është dashur për t’u përshtatur në të gjitha këto vende?
Meqenëse hip hop/breakdance si loje vallëzimit është tek ne pak a shumë tabu, më është dashur të ndryshoj edhe njëherë qasjen duke e përshtatur me vallëzime orientale arabe për të qenë aktiv në skena të ndryshme.
KOHA: Jeni i njohur kryesisht për të performuar dhe kërcyer me muzikë të ndryshme, kush ka ndikuar më së shumti në zhvillimet tuaja?
Mundem me thënë me sinqeritetin tim më të madh, gjithnjë dëshira e grupit tim Maadlinkz ka qenë të jenë sa me profesional duke synuar gjithë më shumë atë për më të mirën e grupit për të arritur më lartë.
KOHA: Dhe gjatë kësaj karriere tejet mbresëlënëse, a jeni ndjerë ndonjëherë nervoz apo i lodhur?
Po, ka pas raste që me të vërtetë kam dashur të heq dorë por më kanë mbështetur që mos ndalem duke qenë shtytja ime më e madhe.
KOHA: A i planifikoni vet performancat?
Gjatë performancave kemi një program duke dalë dy herë me veshje arabe si dhe herën e tretë me veshje speciale (leda) unike deri më tani që e zbukurojnë edhe valltarët gjatë performancës.
KOHA: Keni nxjerrë vidioklipe?
Kemi pesë videoklipe që janë realizuar me ide, skenarë, me muzikë, vetëm për të stimuluar valltarët e grupit tim Maadlinkz. Videoklipet kanë një karakteristikë unike se nuk ka këndim, por ka aktrim si dhe perfomanca si lojë e filmit të metrazhit të shkurtë.
KOHA: Çfarë mund të presin adhuruesit nga këto videoklipe debutues?
Këtë pyetje më bëjnë shpesh, unë kam një qëllim qe 15 vite kur kalon një kohë e gjatë “Never stop” asnjëherë nuk ndalemi Maadlinkz “DJ FLAME”.
KOHA: Gjërat janë duke ndryshuar në rrjedhën e muzikës komerciale. Çfarë mendimi keni për këtë?
E vërtetë është. Tani për tani, muzika komerciale është duke u dëgjuar, por meqenëse jemi valltarë, qëllimi im është t’i argëtojmë publikun dhe atëherë jemi edhe ne të kënaqur.
KOHA: Cili është instrumenti muzikor i preferuar i juaji? A mund të luani me të?
Pasi jam dhe unë DJ, kuptohet se instrumenti im i preferuar është mikset “Pioneer”.