Shkup, 21 qershor – NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup dhe komuna e Çairit së bashku me Qytetin e Shkupit sot do të promovojnë parkun e ri në rrugën “Dizhonska”.
Pritet në pres konferencën e organizuar me këtë rast, të marrin pjesë Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, Ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikim Hapësinor, Sadulla Duraki, Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ambasadori i Republikës së Gjermanisë dhe i Republikës së Shqipërisë si dhe përfaqësues të ambasadave të tjera në Republikën e Maqedonisë.
Evenimenti, siç njoftojnë nga komuna e Çairit, organizohet me rastin e Ditës Botërore të paqes dhe i njëjti realizohet në bashkëpunim me Komunën e Çairit.
Qëllimi është promovimi i parkut të ri në rrugën “Dizhonska”, delegacioni shtetëror dhe diplomatët së bashku me fëmijët nga SHF “Imri Elezi”, do të mbjellin lule mbi simbolin e formuar të NATO-së dhe me këtë në mënyrë simbolike do të përkrahin paqen në botë dhe vlerat evropiane dhe në të njëjtën kohë synohet ngritja e vetëdijes për ruajtjen dhe kujdesin për mjedisin jetësor dhe të natyrës.