Pak dizenjues makinash kanë pasur aq shumë ndikim në formën e makinave moderne, sesa Xhorxheto Xhugaro.
Me një karrierë prej 64 vitesh, ai ka dizenjuar disa nga makinat më me ndikim në histori, që nga ato më luksozet e ekzotiket, e deri te më të përditshmet, e madje edhe ato të fantashkencës kinematografike.
Më shumë se 200 modele janë dizenjuar prej tij, të cilat, në total, kanë nxjerrë nëpër rrugët e botës rreth 60 milionë makina.
Sot është 81 vjeç dhe vazhdon të dizenjojë. Pasi e shiti kompaninë e tij “Italdesign” në vitin 2015, tani punon me të birin, me firmën CFG Style, e me të cilën po bën makinën më të re, “Sybilla”, të cilës i ka vënë emrin e mamasë së tij, Sibila Maria.