Shkup, 19 mars – Çmimet e shitjes me pakicë të Eurodisel dhe të Ekstra vajit të lehtë për amvisëri zvogëlohen për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinave Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 mbeten të njëjta, kumtoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi i Eurodizelit do të jetë 57,5 denarë, ndërsa i Ekstra vajit të lehtë për amvisëri 46 denarë.
Sipas Komisionit zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit për 0,473 denarë për kilogram dhe arrin 27,636 denarë.
Çmimet e reja do të zbatohen nga ora 00:01 më 20.03.2018.