Dizeli shtrenjtohet, benzinat me çmime të njëjta

22

Dizel derivatet nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për dy denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinave mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin u bë rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 3,83, gjegjësisht për 2,8 për qind.

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, gjegjësisht mbeten 63,5 dhe 65 denarë për litër. EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 51,5 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), shtrenjtohet për 1,5 denarë për litër dhe do të kushtojë 40 denarë.

Me vendimin e KRRE-së për 1,329 denarë për kilogram rritet dhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 HC dhe do të jetë 25,866 denarë për kilogram. Si arsye për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë për 5,19 për qind çmimin më të lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 0,0001 për qind kursin më të lartë të dollarit në krahasim me denarin.

Comments are closed.