Shkup, 10 janar – Nga NQP- Shkup informojnë se janë lëshuar në prodhim kartelat elektronike “Skopska” me dizajn të ri. Dizajn të ri kanë dy llojet e kartelave, të personalizuara dhe jo të personalizuara. Çmimi i kartelave të reja mbetet e njëjtë me të vjetrat, thuhet në kumtesën e NQP- Shkup, njofton Koha.
SIç thonë prej atje, kartelat e reja kanë mbrojtje hologramike e cila mundëson shkallë të sigurisë nga keqpëdorimi.
Ideja e vendimit për dizajnin e ri të “Skopska” nga NQP Shkup thonë se simbolikisht lidhet me risitë e planfikuara që do t’i realizojnë gjatë vitit si furnizim të autobusëve të ri dhe korrigjime në sistemin pagesor.
NQP Shkup planifikon gjatë muajit prill të vendos edhe biletë elektronike për një vozitje, ndërsa nga muaji qershor të implementohet dhe aplikim për pajisje smart me të cilën qytetarëve do t’u mundësohet fleksibilitet gjatë përdorimit dhe blerjes së shërbimeve tona.
“Paralelisht do të kryhet edhe përmirësim i sistemit për lokacionin e automjeteve që do të mundësojë informim më preciz dhe vizual të qytetarëve me qëllim planifikim më të lehtë të udhëtimeve”, thonë në NQP- Shkup. (Koha.mk)