Divorci i Kim Kardashian dhe Kanye West mund të kushtojë 2.1 mld dollarë, 5 gjëra që duhet të dini

2

Dyshja shumë e njohur e shoëbiz-it, Kim Kardashian dhe reperi Kanye West  kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Të martuar që prej vitit 2014, lidhja e tyre ka pasur herë pas herë ulje-ngritje, madje shumë zëra kanë qarkulluar se shpesh herë çifti ka qenë në prag të divorcit.

Më herët, një burim konfirmoi se: “Kim ka provuar gjithçka të mundshme që gjërat të funksionojnë me Kanye, por nuk po shkon aspak mirë. Kim vazhdoi lidhjen me shpresën e ndryshimit dhe për hir të fëmijëve, por të gjitha shenjat tregojnë për divorc”.

Pas disa muajsh spekulimesh në lidhje me krizën e marrëdhënies së tyre, zërat në lidhje me divorcin e tyre janë bërë më intensive këtë javë. Ka nga ata që thonë se të dy nuk kanë folur për një kohë të gjatë dhe se ata tashmë i kanë paraqitur letrat e divorcit në gjykatë.

1.A është zyrtar divorci midis Kim Kardashian dhe Kanye West?

Disa burime i kanë konfirmuar PageSix se çifti po vazhdon procedurat e divorcit. Një tjetër burim zbuloi se Kim Kardashian tashmë ka punësuar avokaten e nderuar të divorcit Laura Wasser për atë që padyshim do të jetë një nga ndarjet më të bujshme të Hollywood-it. Për momentin, Kim Kardashian dhe Kanye West nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me divorcin e tyre.

2.Të dy tashmë jetojnë të ndarë

43-vjeçari, Kanye West, duket se ka kaluar pushimet e Krishtlindjeve në fermën e tij të largët Ëyoming pa familjen e tij, ndërsa 40-vjeçarja Kardashian, qëndroi me fëmijët e saj në Kaliforni, ku u pa në shumë raste pa unazën martesore. Një burim konfirmoi se “Kim është e lumtur”, pavarësisht kohës së kaluar larg tij.

3.Kim Kardashian ka dyshime

Edhe pse ajo mori vendimin të largohej nga Kanye West, duket se Kim ende ka dyshime në lidhje me divorcin. Sipas People, divorci është në tryezë, por Kim Kardashian po vazhdon ta shtyjë për shkak të shqetësimeve të shëndetit mendor të Kanye West.

4. Kim dëshiron të vazhdojë jetën pa Kanye

Ky divorc do të ndodhë sepse Kim është rritur shumë kohët e fundit”, i tha Elle një burim. “Ajo po punon seriozisht për të marrë provimin e jurisprudencës dhe është e përkushtuar në fushatën e saj për reformën në burg”. Lidhur me fundin e shfaqjes së realitetit të familjes së saj, Keeping Up Ëith the Kardashians, burimi shtoi se Kim është “e trishtuar kur sheh se përfundoi”, por  entuziaste për të punuar me Hulu në një seri të re. Kjo mundësi i jep një shtysë më krijuese dhe do të jetë një fillim i ri”.

5. Sa do të kushtonte divorci?

Me një vlerë neto të kombinuar prej 2.1 miliardë dollarësh, sa do të kushtojë ky divorc?Edhe pse Kardashians janë të njohur për drama, ndarja e pasurisë mund të jetë më e lehtë se sa pritej. Duke pasur parasysh aksionet, dhe duke marrë parasysh që është martesa e tretë e Kim, çifti ka të ngjarë të ketë një kontratë paramartesore. Për më tepër, pasuritë e tyre më të mëdha janë në pronësi të pavarur dhe operohen nga bizneset, dhe çifti gjithmonë kanë pasur flukse të ndara të të ardhurave që nga dasma e tyre në 2014. Gjërat mund të bëhen pak më të komplikuara kur bëhet fjalë për pronat, por ato përbëjnë më pak se 5% të aseteve të tyre kolektive.