Divorci ndodh vetëm atje dhe atëherë kur ekziston martesa. Sot në botë numri i
divorceve, përgjithësisht është në rritje. Fjala divorc vjen nga fjala latine “divortium”
që do të thotë e drejtë e burrit për të ndarë gruan.
Divorci është, sidoqoftë, e kundërta e martesës, pra zgjidhja e saj. E kundërta e
dashurisë është divorci emocional; e kundërta e martesës është zgjidhja e saj, divorci
ligjor. Divorci është një akt sa civil, aq edhe juridiko-ligjor. Ai realizohet vetëm me
vendim të gjykatës.
Konflikti në familje lind shpesh kur prindërit fillojnë të ngrenë debate para fëmijëve,
gjendjen ekonomike dhe problemet e tyre personale. Lidhjet midis prindërve dhe
fëmijëve fillojnë të kërcënohen menjëherë sapo njëri prind largohet nga familja. Nënat
e vetmuara në këtë rast mbeten disa herë më të varfëra sesa ato që i rrisin fëmijët
bashkë me partnerin.

Djemtë dhe në përgjithësi fëmijët me temperament të vështirë janë të prirur të braktisin shkollën dhe të demonstrojnë sjellje antisociale gjatë adoleshencës.
Papjekuria konjitive e parashkollorëve dhe e moshës së hershme shkollore të fëmijëve
e bën shumë të vështirë për ata që të kuptojnë arsyet që qëndrojnë në ndarjen e
prindërve të tyre. Fëmijët e vegjël në këtë rast shpesh fajësojnë veten e tyre dhe e
marrin prishjen martesore si një shenjë të braktisjes së tyre nga të dy prindërit.
Parashkollorët janë të prirur veçanërisht të fantazojnë që prindërit e tyre do të
bashkohen përsëri./Kosovarja/