Mot me vranësira dhe jostabil, me reshje, vetëtima dhe erë të fuqishme, do të jetë moti ditëve të ardhshme. Siç informoi DPHM, vendi do të ketë nën ndikimin e një serie valësh të lagështa.
“Nesër pasdite dhe gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe jostabil, në më shumë vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe mbi 50 litra në një metër katror, ndërsa në pjesët e skajshme perëndimore dhe juglindore edhe mbi 70 litra. Në nivel lokal proceset do të jenë në formë të motit të ligë me vetëtima, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit”, thekson Drejtoria. (koha.mk)