Gerrard Pique e ka pranuar se akoma nuk e ka kapërdirë eliminimin nga Liga e Kampionëve. Barcelona u eliminua nga Liverpooli në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ani pse kishte fituar në ndeshjen e parë 3-0, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Në ndeshjen e kthimit të luajtur në Anfield, Liverpooli e tmerroi Barçën duke ia shënuar katër gola dhe kështu eliminoi spanjollët nga Liga e Kampionëve. Mbrojtësi spanjoll, Gerrard Pique akoma e ka të freskët këtë humbje dhe nuk po mundet ta harrojë.
“Kur diçka si ajo ndodhë, çdo gjë, pothuajse çdo gjë shkon keq,” ka thënë Pique. “Ata (Liverpooli) bën presion të lartë, ne humbëm ritmin e pasimeve dhe loja ishte intensive. Edhe Anfieldi e luajti rolin e vetë. Ka qenë shumë vështirë që ta marrim vetën emocionalisht pasi ditët kaluan, por humbja nuk u harrua”, deklaroi Pique.
Ndryshe, finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet më 1 qershor në Madrid ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit.